Gledian Llatja, Kryetar i Bashkisë së Elbasan, së bashku me Evis Kushi, Arditin dhe kryetarët e Partisë Socialiste në njësitë administrative të zonës së Shpatit, zhvilluan një takim pune në kuadër të riorganizimit të strukturave dhe forcimit të angazhimit në terren.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e pranisë së përditshme pranë qytetarëve, për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe për të adresuar çdo problematikë me përgjegjësi dhe përkushtim.
Fokusi mbetet puna konkrete dhe bashkëpunimi i ngushtë me strukturat vendore, me synimin për një qeverisje sa më efikase dhe për të çuar përpara vizionin për zhvillimin e Elbasanit.
Edlira Xherri


























