Nisur nga shqetësimet e disa banorëve të lagjes “Emin Matraxhiu” për ndërhyrjet që Bashkia Elbasan po kryen për zgjerimin e hapësirave të varrezave të qytetit, sqarojmë:

Ligji 9220 viti 2014 përcakton qartë distancat e varrezave nga ndërtimet.

Gjithashtu në situata të caktuara le hapësirë për të vendosur Këshilli Bashkiak.

Sa më sipër punimet për zgjerimin e hapësirës së varrezave do të vijojnë duke respektuar distancën 100 m nga banesat.

Ndërkohë plani rregullues i vitit 1988 vendosi zgjerimin e hapësirës për varrezat publike po në në atë zonë, pra në  jug dhe juglindje të qytetit, pranë lumit Shkumbin.

Në Planin e Përgjithshëm Vendor të miratuar në vitin 2016, zona e parashikuar për varreza nuk u ndryshua ndërsa u përcaktua më tej se e gjithë hapësira e ndodhur aty, tokë shtet, bujqësore apo privat, do të shpronëzohej në interes publik të zgjerimit të varrezave.

Në lidhje me zgjerimin e hapësirës për varreza janë marrë parasysh distancat nga banesat, sipas rregullores për projektimin e dhe ndërtimin e varrezave në territorin e Republikës së Shqipërisë.