Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e dy personave që udhëtonin me këtë automjet.
Këta dy të fundit, njëri prej tyre një fëmijë janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Deri më tani mësohet se fëmija ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.
Familja që ndodhje në automjet është nga Kukësi, ndërsa mësohet se 2 ose persona të jenë ende të bllokuar poshtë. Një shtetase është nxjerrë e gjallë prej aty ndërsa është shoqëruar drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Elbasan /informacion paraprak
Rreth orës 09:10, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, vendi “Kthesa e Murrashit” , ka dalë një mjet nga rruga dhe për pasojë ka rënë në Lumin Shkumbin. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë Elbasan dhe shërbimet e zjarrfikseve dhe po punohet për nxjerrjen e drejtuesit të mjetit dhe të pasagjerëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



























