Një aksident masiv ka ndodhur mbrëmjen e sotme te kryqëzimi i Laprakës, ku 4 makina janë përplasur me njëra tjetrën, raporton newsbomb.
Bëhet me dije se fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërkohë që mësohet se 3 nga drejtuesit e mjeteve ishin gra, ndërsa në makina kishte edhe fëmijë të vegjël.
Qarkullimi është vështirësuar për makinat e tjera, megjithëse rruga nuk është bllokuar plotësisht.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.newsbomb