Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Brescia të Italisë, ku një makinë me të cilën udhëtonin 4 të rinj shqiptarë është përplasur me pemën.

4 të rinjtë janë plagosur rëndë, ndërsa fatkeqësisht njëri nga djemtë nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra, duke humbur jetën në spitalin e Chiari.

Viktima është identifikuar si Klajdi Hallulli, i cili ishte edhe shoferi i mjetit.

Ndërkohë raportohet se edhe një nga djemtë është në gjendje të rëndë, ndërsa 2 të tjerët kanë marrë plagë më të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.newsbomb