ATSH/ Kryeministri Edi Rama informoi sot mbi aktivitetet që do të lejohen të hapen nga e hëna 27 prill.
Rama tha se “të gjitha bizneset duhet të marrin vërtetimin për hapje aktiviteti në e-Albania dhe të njihen me protokollin e sigurisë përmes e-Albania”.
Rama tha se “vërtetimi dhe protokolli duhet të disponohen në mjediset e biznesit përkatës”.
“Nga hapja e këtyre bizneseve kthehen në punë 27.589 punonjës dhe pavarësisht fillimit të punës përfituesit nga Paketa e Parë apo Paketa e Zgjeruar, nuk do ta humbasin mbështetjen financiare prej 3×26.000 apo 1X40.000 lekësh”, tha Rama.
Ai tha se “shërbimi taksi do të ketë protokoll të veçantë”.
/m.m/