ATSH/ Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca apeloi sot qytetarët shqiptarë përmes një video mesazhi për zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Ti luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e përhapjes së COVID-19. Vendos maskën”, ishte apeli i Sorecës.
“Duke qenë se jemi mirënjohës për sakrificën e bërë nga mjekët, infermierët, shkencëtarët, duke qenë se kujdesemi për familjen dhe kolegët tanë, duke qenë se jemi në këtë luftë së bashku, maska ime për ty”, thuhet në mesazhin e ambasadorit të BE-së, Soreca./a.gjonaj/