Drejtoria e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Elbasan, në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror Shendetësor, që prej zbulimit të rastit të parë me Covid-19 në vendin tone, vijojnë në mënyrë intensive punën në terren për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Drejtori i AKU Elbasan, Firdus Kurti, i intervistuar nga Tv Skampa është shprehur se ditën e sotme grupet e task forcës kanë inspektuar 32 subjekte në qarkun e Elbasanit dhe në asnjë subjekt nuk është vërejtur shkelje.

AKU Elbasan vazhdoi me inspektime dhe monitorime në bashkitë Elbasan, Peqin, Gramsh dhe Librazhd. Z.Kurti thekson se janë monitoruar nga grupet inspektuese 22 subjekte.

Konstatohet se në subjektet e inspektuara dhe monitoruara gjatë shërbimit, personeli ishte i pajisur me masa mbrojtëse si maska dhe doreza, teksa zbatohej edhe distanca sociale.

Elbasaninews.tv