Një pllakë guri me një mbishkrim të veçantë është gjetur në fshatin Labinot Mal të Elbasanit gjatë hulumtimeve në terren. Pllaka u gjend buzë rrugës që të drejton për te rrënojat e një kishe, ku, rreth dyqind metra mbi këtë rrugë, ka qenë shtrirë lagjia Labinoti i Vjetër.
Në këtë pllakë guri dallohen shumë qartë katër gërma latine të bashkuara që lexojnë ALBA, por objekti gjithashtu ka edhe gjurmë gërmash të padeshifruara. Mësuesi që ra në gjurmët e këtij guri e ka dorëzuar atë në Muzeun e Elbasanit.
Ende nuk dihet nëse është një pllakë varri, apo fragment i ndonjë monumenti që flet për një emër vendi, fisi apo personi, por arkeologët tashmë kanë nisur të punojnë në këtë drejtim.
Por nëse i referohemi studimeve të Prof. DR Dhimitër Shuteriqit është vështruar si trajtë e latinizuar e emrit antik të Ilirëve: Albanoi, Albos, Albo dhe i përket emrit Alba-nia, të trojeve ku banojnë shqiptarët e sotëm. Por verifikimet e mëtejshme do të kërkojnë mendimin dhe gjykimin e specialistëve.
Elbasaninews.tv