Periudha prill-qershor njihet dhe si periudha e alergjive, ku teshtimat, kollitja dhe bllokimi i frymëmarrjes, janë gjithnjë prezente. Në kohën e pandemisë Covid-19, shenjat e të cilave ngatërrohen dhe me alergjitë, shkaktojnë dhe një paqartësi dhe tension tek njerëzit, duke iu drejtuar gjithmonë e më shpesh bluzave të bardha.
Mjekja e alergjisë, Merita Hita, shpjegon dryshimin mes simptomave të alergjive dhe Covid-19.
Mjekja Merita Hita tha se gjatë ditës ka shumë vizita jo vetëm nga personat alergjikë, por dhe ata astmatik, ndërsa frika nga Covid-19 ka shtuar edhe më shumë fluksin.
Mjekja jep edhe disa këshilla për personat alergjikë, ku duhet të shmangin daljet në pikun e vapës, si edhe kur udhëtojnë me makinë të mbyllin dritaret, pa harruar edhe përdorimin e maskave.
Elbasaninews.tv