Ambasada e Greqisë në Tiranë ka bërë me dije sot se ka pezulluar procesin e dhënies së vizave.

Sipas institucionit, shkak janë bërë masat kufizuese për parandaluar përhapjen e koronavirusit.

“Për shkak të masave kufizuese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, procesi i lëshimit të vizave nga Autoritetet Konsullore Greke në Shqipëri është përkohësisht i pezulluar. Si rrjedhojë, informojmë aplikantët e vizave që dëshirojnë t’u kthehen pasaportat e tyre, të kontaktojnë Autoritetet konsullore”, njofton ambasada.