Një aksident i rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një ambulancë është përplasur me një makinë.
Si pasojë ka mbetur e plagosur rëndë infermierja 57 vjeçare me iniciale A.R, e cila është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës.
Në momentin që është aksidentuar ambulanca ka qenë duke shkuar të marrë një të sëmurë.
Ajo është përplasur me një “MBW X5” me targa angleze. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i BMW-së.newsbomb