Sulmi i mundshëm rus në një vend anëtar të NATO-s, sipas tij, do të nxiste reagimin e aleancës 30-anëtarëshe.

“Lufta me Ukrainën nuk është ekzistenciale [për Rusinë]. Lufta me NATO-n do të ishte ekzistenciale”, thotë ai.

“Sabotim” në Rrjedhën e Veriut

Në rastin e tubacioneve nënujore të gazit ka akuza se Rusia e ka kryer tashmë një sulm të tillë. Shpërthimet që kanë goditur dy tubacione që çojnë gazin natyror rus në Gjermani, në fund të muajit të kaluar, janë shenjë e gjërave që do të vijnë, thotë Monaghan. Sipas hetuesve danezë dhe suedezë, tubacionet Rrjedha e Veriut 1 dhe Rrjedha e Veriut 2, që kontrollohen nga Rusia, kanë pësuar dëme të mëdha në fund të shtatorit, pas shpërthimit të disa qindra kilogramëve eksplozivë.

Biden dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë i kanë cilësuar këto shpërthime si “sabotim”. Zyrtarët i kanë shmangur në masë të madhe akuzat e drejtpërdrejta, por shumë në Perëndim thonë se besojnë se Rusia i ka sabotuar tubacionet e saj, për të penguar ndihmën e Evropës për Ukrainën. Rusia, ka muaj, që i ka zvogëluar eksportet e gazit për në Evropë – gjë që ka shkaktuar rritje çmimesh dhe ka thelluar krizën energjetike në kontinent.

Kompania SpaceX e Elon Muskut ka dërguar më shumë se 15.000 terminale Starlink në Ukrainë, për të rritur mbulueshmërinë me internet, pas një sulmi kibernetik të Rusisë kundër infrastrukturës ukrainase.

 

Planet Labs dhe Maxar Technologies, firma komerciale të imazheve satelitore, kanë ofruar gjithashtu informacione të rëndësishme të inteligjencës, duke shpërndarë imazhe me rezolucion të lartë nga fushëbeteja. Courtney thotë se NATO-ja, me gjasë, është duke mbikëqyrur më shumë infrastrukturën e cenueshme. Ai thotë se nuk mund të spekulojë se si do t’i përgjigjej NATO-ja një sulmi të tillë./REL

 

Top Channel