Pas sfidës Azerbajxhan-Qipro, një tjetër duel i Nations League mund të luhet në Elbasan Arena dhe këtë herë bëhet fjalë për sfidën e një përfaqësueseje të madhe.
Islanda do të luajë në Danimarkë pak ditë para sfidës me Anglinë e si rrjedhojë, nuk lejohet të hyjë në territorin britanik sipas urdhërave të qeverisë.
Në këtë situate ekstreme, po kërkohet një alternativë neutrale dhe sipas mediave britanike, kandidati i parë është Shqipëria.
Federata Shqiptare e Futbollit ka dhënë “OK” të saj që ndeshja të zhvillohet në vendin tonë më 18 nëntor, edhe pse në atë ditë do të luhet në “Air Albania” edhe sfida mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë. Mundësitë që Anglia të luajë ndaj Islandës në Elbasan Arena janë reale dhe tashmë pritet vetëm drita jeshile.
Top Channel