Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi prej kohësh përndiqte një vajzë me inicialet A.A. Sikur mos mjaftonte kjo ai i ka shkuar në shtëpi dhe aty është përplasur me vëllain e vajzës.

Sherri ka degraduar dhe 25-vjeçari E.K, i ka dëmtuar vëllait të vajzës edhe makinën.

NJOFTIMI I POLICISË:

Arrestohet në flagrancë një 25-vjeçar, për veprat penale “Përndjekja”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim prone”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Përndjekja”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Shkatërrim i pronës”, i shtetasit E. K., 25 vjeç, pasi ka përndjekur vazhdimisht për një periudhë kohe shtetasen A. A., 29 vjeçe.

Shtetasi E. K. ka shkuar në banesën e shtetases A. A. dhe është konfliktuar me vëllanë e saj, si dhe i ka dëmtuar atij mjetin e parkuar.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit E. K., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme