Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se segmenti rrugor në Qafën e Qarrit është pa prezencë dëbore dhe ngricash, megjithëse temperaturat shënojnë -7 gradë.
Sipas njoftimit, deri më tani nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare.
ARRSH apelon drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë e lëvizjes dhe të respektojnë sinjalistikat rrugore.
Njoftimi i plotë:
Qafa e Qarrit sot pa prezencë bore dhe ngricash, temperatura -7°C.
Nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë̈ shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.