Nisma e bashkisë së Elbasanit “Familja për Familjen” është përqafuar nga shumë të rinj e të reja të Elbasanit, që u kanë ardhur në ndihmë familjeve në pamundësi ekonomike. Më shumë se 150 familje janë ndihmuar deri në këtë momente nga ata persona që janë bërë pjesë “Familja për Familjen”.
Çdo ditë të interesuarit për t’iu bashkuar kësaj nisme orientohen nga bashkia e Elbasanit për të ndihmuar ato familje që në të vërtetë kanë nevojë për ndihmë në këtë periudhë të vështirë që po përballet i gjithë vendi.
Së fundmi, ishte mësuese Arta dhe Hermesi ata të cilët dhanë mesazhet se të bësh mirë dhe të ndihmosh një familje të varfër, është gjëja më e vlefshme që mund të bëhet në këtë kohë.
Ndërkohë që vetë kryetari i bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja është shprehur në lidhje me këtë nismë se vetëm duke u bërë bashkë mund t’ia dalim më lehtë.
Elbasaninews.tv