Artisti kosovar, Alkent Pozhegu ka portretizuar me fara dhe kokrra kandidatin e demokratëve të zgjedhjeve presidenciale në SHBA, Joe Biden.

Kosovari që hyri në librin Guiness për artin e tij të veçantë, bëri jehonë në mediet ndërkombëtare për portretin e tij të fundit.

Imazhi i tij u zgjodh si fotografia më e mirë në mesin e medieve si The Guardian dhe The Telegraph.

Pozhegu edhe më parë kishte protretizuar presidentin aktual të SHBA-së, Donald Trump, këngëtaren me prejardhje shqiptare me famë botërore, Dua Lipa si dhe këngëtaren Rita Ora.

Top Channel