Edhe pse nuk ka pasur nje vendim qe ndalon ushtrimin e aktivitetit, Guri Hasa nga Belshi ne 5 jave pothuajse nuk ka punuar asnje dite.
Ai ka nje dyqan mishi ne Belsh, por per te marre kafshen tek fshatari dhe per ta derguar ne Lushnje ne thertore e me pas kthimi ne Belsh, ka qene i pamundur ne fashen e percaktuar te orarit. Kjo ka bere qe biznesi i tij familjar te perballet me veshtiresi te medha nese shtojme ketu qirane dhe pagesen e faturave.
Edhe tashme qe fasha e orarit eshte e zgjatur dhe lejon levizjen, duket se biznesi perseri nuk ka pune.
Familja prej 6 persona e Z. HASA ushqehet vetem me kete biznes. Ai u kthye nga emigrimi per te investuar ne vendin e tij, por pandemi solli nje pengese te paparashikueshme dhe ndodhta edhe te pakapercyeshme ne mungese te nje ndihme.
Elbasaninews.tv