Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja mori pjesë në prezantimin e projekteve prej kompanive të rëndësishme që zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë fushë, duke deklaruar se ” sot është dita ime më emocionuese në 4 vitet si kryetar i bashkisë Elbasan”.

Duke falenderuar në vecanti Blendi Gonxhen dhe stafin e tij duke thênë ” gjatë gjithë kësaj kohe që kemi bashkëpunuar së bashku keni qenë ai motorri shtytës i madh, dhe.falë mbështetjes , vizionit të kryeministrit kanë ecur të gjitha gjêrat mbarë dhe me shpejtësi. Falë mbështetjes dhe të zv.kryeministres, Ministres së Infrastrukturës kemi bërë të mundur të gjithë këtë gjë të madhe për Elbasanin. Sot në fakt për ne në Elbasan është një ditë e madhe, është një ditë e kthesës ekonomike të qytetit.

Ky është projekti më i madh që ne kemi që mbas ndërtimit të zonës induatriale në Elbasan. Eshte një projekt që na ndryshon totalisht ekonominë që ne njohim sot, dhe na jep një zhvillim të madh për qytetin, pëe bashkinë, por jam i bindur edhe për të gjithë shqipërinë. Eshtë një vizion mahnitës që ne sot po e prekim dhe po e bëjmë realitet.

Një falenderim për të gjithë arkitektët, inxhinierët, projektuesit,që dhanë kaq shumë ide për këtê zhvillim që ne do të bëjmë në Elbasan, dhe ajo që është më e rëndësishme është bashkëpunimi ynë më mbrapa që mos ta lemë vetëm tek infrastruktura e ” Auto Moto Parkut” tek kompleksi i Auto Moto Parkut por ta zhvillojmë në të gjithë Elbasanin. Dhe kjo është sfida jonë në të ardhmen, sfida jonë e përbashkët. Shumë faleminderit të gjithëve për mbështetjen, për atë që po bëjmë për Elbasanin”, perfundoi z. Gledian Llatja.