Pas ndihmës së parë ndaj familjeve në nevojë, Bashkia e Belshit është përgatitur për të nisur shpërndarjen e dytë në të gjitha familjet përfituese, sipas Vendimit të Qeverisë.
Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë së Belshit Arif Tafani asistuan në paketimin e këtij kontingjenti ndihmash që do të nisë shpërndarjen sot.
Balla kërkoi një ndërgjegjësim më të madh në lidhje me situatën, duke bërë thirrje për mirëkuptim, që nga ndihmat ushqimore të përfitojnë vetëm ata që realisht kanë nevoja më të mëdha:
Balla:“Që prej fillimit Bashkia e Belshit mori masat e domosdoshme në zbatim të Vendimit të Qeverisë për të asistuar me pako ushqimore familjet shumë në nevojë, por edhe për t’ju gjendur pranë pensionistëve që jetojnë vetëm.
Numri i familjeve të asistuara në Belsh është rreth 700. Sot nis faza e dytë e këtij procesi dhe bashkë me Kryetarin e Bashkisë asistuam paketimin e këtyre ushqimeve. Çdo pako ka të gjitha ushqimet e domosdoshme dhe detergjentët.
Ky operacion humanitar do të vazhdojë çdo ditë, deri në përfundim të kësaj lufte. Por duhet të kuptojmë se ky lloj solidariteti është për ata që kanë realisht nevojë.”
Edhe një herë Balla bëri thirrje për konsum të prodhimeve shqiptare, si e vetmja rrugë për të qenë pranë njëri tjetrit dhe për të ndihmuar ekonominë tonë:
Balla:“Pjesa më e madhe e banorëve të Belshit jetojnë në fshat dhe merren me bujqësi. Unë gjej rastin t’i falenderoj që nuk e kanë ndërprerë punën. Prodhimet bujqësore këtë vit janë rritur dhe i bëj thirrje çdo blerësi të konsumojë prodhime shqiptare.
Ky është një kontribut shumë i madh që mund t’i japim zinxhirit ekonomik të vendit.”
Kryetari i Bashkisë së Belshit theksoi se 700 familje në këtë gjithë bashkinë janë të përzgjedhura më në nevojë. Ato kanë marrë ndihmën e parë me ushqime dhe tashmë nis shpërndarja e dytë:
“Bashkia Belsh ka rreth 700 familje në nevojë, në ndihmë ekonomike të cilat po i trajton me ndihma ushqimore prej gati një muaji.
Kemi bërë shpërndajen e parë dhe tashmë nisin shpërndarjen e dytë që sot.”
aktualisht Bashkia e Belshit nuk ka raste të prekura nga Covid 19 dhe respektimi i masave të marra ndikon në ruajtjen e mëtejshme të këtij trendi pozitiv.
Elbasaninews.tv