Në këtë ditë të parë të muajit të shenjtë të Ramazanit, Kryetari i Grupit Parlamentar Taulant Balla së bashku me Kryetarin e Bashkisë Nuri Belba ishin sot në qendrën të paketimit dhe shpërndarjes së pakove ushqimore në qytetin e Prrenjasit, prej ku filluan sot të shpërndahen për familjet në nevojë 1000 pako të tjera ushqimore. Për çdo vit gjatë muajit të Ramazanit nuk ka munguar solidariteti me familjet në nevojë, por këtë vit situata është e jashtëzakonshme dhe mbështetja për më nevojtarët është e domosdoshme. Prrenjasi për fat ende nuk ka patur persona të identifikuar me Covid-19 dhe mbyllja e kufirit me Maqedoninë e Veriut ka qenë padyshim vitale për mosperhapjen e armikut prej anës tjetër të kufirit, në këtë Bashki.
Pjesa e parë e operacionit humanitar në këtë bashki u krye me ndihmën e organizatave, bizneseve, kontributeve individuale, ndërsa do të vijojë puna edhe më tej për t’ju gjendur çdo familje në nevojë, por edhe çdo të moshuari të vetmuar me shërbimet që ka nevojë.
Pakot ushqimore që po shpërndahen sot janë blerë sipas procedurave të përcaktuara nga Qeveria bazuar në Fondin e Emergjencave Civile të Bashkisë Prrenjas. Janë pako të plota ushqimore të cilat përmbajnë të gjitha produktet e domosdoshme për një familje e që i mundësojnë të mos dalin nga shtëpitë. Vendimi i Qeverisë ka përcaktuar qartë cilat janë familjet që përfitojnë. Ndërkohë në Prrenjas edhe procesi i shpërndarjes së ndihmës ekonomike të dyfishuar për shkak të Luftës ka përfunduar. Dua t’u them të gjithë atyre që këtë situatë lufte e shohin nga divani, se ky operacion humanitar, i cili u ka ardhur në ndihmë rreth dhjetra mijëta familjeve në të gjithë Shqipërinë, është një detyrim që qeveria ka ndaj atyre që sot janë në nevojë.
Elbasaninews.tv