ATSH/ Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përkujtoi sot Masakrën e Mejës.
Balla u shpreh se Masakra e Mejës, e ndodhur në 27-28 Prill 1999, ishte ekzekutimi masiv i 372 civilëve shqiptarë të Kosovës të kryera nga policia dhe ushtria serbe.
“Ekzekutimet ndodhën më 27 Prill 1999 në fshatin Meja, afër qytetit të Gjakovës”, theksoi Balla.
“Burrat u tërhoqën nga kolonat e refugjatëve në një pikë kontrolli në Mejë dhe familjet e tyre u urdhëruan që të vazhdojnë rrugën në Shqipëri”, shtoi Balla.
“Kjo masakër konsiderohet të ketë qenë më e madhja gjatë Luftës në Kosovë”, u shpreh Balla.



























