ATSH/ -Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti prit sot në takim kryetarin e Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy vendeve tona.
Kryeministri Hoti foli për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, me theks të veçantë në menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe në përpjekjet për rimëkëmbjen ekonomike.
Duke e vlerësuar rolin e diplomacisë shqiptare për Kosovën, kryeministri Hoti e falënderoi kryetarin Balla sidomos për kontributin e deputetëve të Shqipërisë në Parlamentin Europian.
Balla e konsideroi takimin me Kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti, shumë të frytshëm.
“Do të intensifikojmë dhe zgjerojmë bashkëpunimin në kuadër edhe të diplomacisë parlamentare. Shpresojmë tek Presidenca gjermane e BE në vendimin pozitiv brenda vitit 2020 për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”, tha Balla.