Ditën e enjte paradite në sheshin e qytetit të Cërrikut, janë përkujtuar dëshmorët e Batalionit të Dumresë. Bashkia e Cërrikut ka organizuar një ceremoni, ku kanë qënë të pranishëm veteranë të luftës dhe familjarët e atyre që kanë luftuar për çlirimin e vendit.
Të pranishëm në aktivitet kanë qënë, kryetari i Bashkisë Cërrik Andis Salla, prefekti i qarkut të Elbasanit Maksim Malaj, kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja, deputeti i zonës së Cërrikut Luan Duzha etj. Janë vënë kurora nga të pranishmit, në nderim të dëshmorëve të Batalionit të Dumres.
Më pas kryetari i Bashkisë Cërrik Andis Salla ka folur, ku ka përshëndetur të pranishmit dhe ka nderuar dëshmorët e rënë të Batalionit të Dumresë, që luftuan dhe dhanë jetën për atdheun. Githashtu ka folur dhe prefekti i qarkut të Elbasanit Maksim Malaj, si dhe kryetarja e veteranëve të Cërrikut Sheqere Isollari.
Pas përfunditmit të këtij aktiviteti përkujtimorë, bashkiaku Salla në shenjë respekti ka dalë dhe foto me veteranët dhe familjet e tyre.
Elbasaninews.tv