Grupet e Bashkisë së Elbasanit çdo ditë kanë qenë pranë familjeve që kanë nevojë duke shpërndarë pakot ushqimore për të përballuar këto ditë të vështira dhe jo vetëm.

Me të njëjtin ritëm si ditën e parë misioni solidar në çdo derë familjeje shumë në nevojë, do të vijojë. Sekretarja e Përgjithshme e Bashkisë së Elbasanit, Aulona Lufo, ka qenë vetë e pranishme në një familje në Njësinë Administrative Bradashesh për t’i dërguar ndihma. Znj.Lufo është njohur më nga afër me vështirësitë e kësaj familje, ndërkohë që ka shprehur gadishmërinë e kryebashkiakut Llatja për t’u gjendur pranë të gjitha familjeve në vështirësi.

Bashkia e Elbasanit ka përgatitur një grafik i përcaktuar me të gjitha lagjet dhe fshatrat, me familjet në nevojë dhe të moshuarit pa mbështetje. Është faza e tretë e operacionit të solidaritetit, ndërkohë që nga ana e bashkisë njoftohet se do të jenë pranë çdo familje.

Elbasaninews.tv