Rikualifikimi urban i qytetit të Belshit i dha një hov turizmit dhe numri i vizitorëve ishte çdo vit në rritje, krejt e kundërta e asaj që po ndodh këtë vit.
Pandemia e Covid-19 po e dëmton rëndë edhe këtë sektor të ekonomisë. Mungesa e turistëve ka bërë që bujtinat në fshtain Seferan të mbesin bosh edhe pse përgatitjet për t’i mirëprituar ata pas lejimit të pandemisë vijojnë. Pronarët e tyre shprehen se kjo situatë i dëmtoi, por presin që vizitorët t’i rikthehen këtij vendi, pasi natyra i ka falur kësaj zone të Belshit shumë resurse për t’u vizituar.
“Humbja” e turistëve po ashtu ka ndikuar edhe tek të ardhurat vendore.
Belshi ofron bukuri të pashoqe natyrore sidomos përsa i përket resurseve ujore, ku në të gjithë bashkinë numërohen rreth 85 liqene. Jo vetëm natyra, por edhe kulinaria e zonës është një ndër arsyet për të vizituar këtë vend.
ELBASANINEWS.TV