ATSH-DPA/ – Laboratorët në Francë dhe Suedi kanë konfirmuar analizat se disidenti rus Alexei Navalny u helmua me agjentin kimik Novichok, deklaroi qeveria gjermane.

Deklarata vjen pasi Berlini çoi çështjen pranë Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), i cili është një vëzhgues ndërkombëtar.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert e quajti helmimin e Navalny, i cili u sëmur në një fluturim të brendshëm rus më 20 gusht, “një shkelje serioze e Konventës së Armëve Kimike (CWC)”.

”Ndërsa OPCW po siguron mbështetje për hetime të mëtejshme, Franca dhe Suedia gjithashtu kanë qenë në gjendje të konfirmojnë në mënyrë të pavarur përdorimin e substancës Novichok të zhvilluar nga rusët”, theksoi Seibert.  /os/