79 viktima raportohen sot nga autoritetet turke, në përditësimin e të dhënave për tërmetin tragjik që goditi Izmirin dhe disa qytete të tjera pak ditë më parë.

Sipas Qendrës për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), 79 qytetarë janë nxjerr të pajetë nga rrënojat, ndërsa 962 të tjerë janë plagosur. Fatmirësisht shumica e tyre nuk kanë pasur dëmtime të rënda, ndaj 743 të plagosur nga 962, pasi kanë marrë mjekim janë larguar nga spitali.

Gjithashtu, një lajm i mirë dhe shpresëdhënës raportohet nga mediat turke, të cilat shkruajnë se pas 65 orësh, një vajzë 3 vjeçe, Elif Perinçek, është nxjerr e gjallë. Ky lajm jep shpresë për jetë të tjera që mund të shpëtohen dhe të nxirren nga ekipet e emergjencave nga rrënojat.

Puna e kërkim-shpëtimit aktualisht po kryhet në 8 ndërtesa në Izmir.

Kujtojmëë se, të Premten, 30.10.2020, në orën 14.51 me orën lokale turke, pas tërmetit me madhësi 6.6 ballë në detin Egje, u përjetuan gjithsej 1136 lëkundje, 43 paslëkundje mbi 4 ballë.