Alfie Best, i cili ka lindur në një rulotë në Leicester në Britaninë qendrore, tani jeton në një vilë 6 milionë paundëshe në rajonin e Surrey.
52-vjeçari nisi tregtinë e tij prej adoleshencës duke shitur makina e furgonë, para se të krijonte një grup dyqanesh celularësh kur ishte në të 20-at e tij, siç dokumenton rrugëtimin e tij te ëndërrave e përdishmja vendase Daily Mail.
Tani më shumë se 30 vjet më vonë, ai drejton kompaninë Wyldecrest Parks, e cila menaxhon 91 parqe pushimi dhe parking rulotash në të gjithë Britaninë, dhe arrin në vlerë 700 milionë paundë.
Sipërmarrësi ka arritur deri aty sa të blejë helikopterin e tij për 4.5 milionë paundë nga kompania Aston Martin.
Dhe në fakt shkëlqimi i tij pritet të vijojë të rritet teksa së shpejti pritet të bëhet anëtari i parë në botë i komunitetit rom që arrin shumën e pasurisë prej 1 miliardë paundë.
Por zoti Best tha për të përditshmen The Sun thotë se tashmë nuk më fjala për të fituar para por për të bërë diçka që do të bënte diferencën.
Milioneri thotë se për fat të keq bota ka hyrë në recension prandaj sipas tij, “vlera e vërtetë e njeriut shihet kur ‘bajga bie në ventilator’ dhe askush nuk shpëton dot ‘pa u spërkatur’”.
Ai tregon: “në varësi të ecurisë së tregjeve, vitin tjetër pritet të arrij në vlerë 1 miliardë paundë, por gjithçka mund të shkojë keq, dhe sot luhatjet janë të mëdha”.
Ndërkohë ai nuk harron të shpenzojë, si në rastin e helikopterit, madje sapo ka refuzuar një ofertë 950 milionë paundë të shitjes së biznesit të tij të parkimeve nga një korporatë financiare.
Në 2015, kur sipas llogarive biznesi i tij kishte vlerën 200 milionë, Best thoshte se nuk ndjehej i suksesshëm.
Ai tregon se ka mësuar të shesë që kur ishte dhjetë vjeç me shitjet derë më derë, kur punonte me biznesin e asfaltit të babait të tij.
“E ke dëgjuar ndonjëherë shprehjen ‘flet aq shpejt si një Rom’?”, thotë ai.
“Kur isha duke shitur derë më derë me babain, kisha vetëm 30 sekonda kohë para se të më përplasnin derën në fytyrë, dhe kjo më mësoi shumë për taktikat e një shitësi të mirë”.
Best thotë se i ka mbijetuar disa recesioneve madje dhe duke lënë me qera shtëpinë e tij, para se të kuptonte asokohe se të vetmet biznese që punonin ishin ushqimi i shpejtë dhe dyqanet e celularëve, kështu që dhe u përfshi në këtë të fundit dhe triumfoi.

Sipërmarrësi ka arritur deri aty sa të blejë helikopterin e tij për 4.5 milionë paundë nga kompania Aston Martin.
Top Channel