/ATSH-AFP/ – Komisioni Europian kërkoi sot një rikthim gradual të aktivitetit turistik në vendet e BE-së, pas masave kufizuese të vendosura për t’i bërë ballë koronavirusit të ri.

“Kjo nuk do të jetë një verë normale… Por, nëse ne bëjmë të gjitha përpjekjet, nuk do të duhet ta kalojmë verën të bllokuar në shtëpi ose vera nuk do të humbet plotësisht për industrinë e turizmit “, deklaroi zëvendëspresidentja ekzekutive e Komisionit Europian, Margrethe Vestager, në një konferencë shtypi në Bruksel./ /ec/