Një “marrëveshje politike” për sanksione të reja u arrit gjatë takimit dhe diplomati i BE Josep Borrell u ngarkua të dilte me një listë të emrave të zyrtarëve rusë që do të sanksionohen, por asnjë oligark nuk është përfshirë”, theksuan diplomatët.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Bashkimit Europian u mblodhën me një axhendë intensive, kryesisht për një vendim sanksionues ndaj Rusisë për shkak të arrestimit të opozitarit rus Alexei Navalny./ /ec/