ATSH-AFP/ – Opozitarja bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaia deklaroi sot para Parlamentit europian se një revolucion paqësor po ndodh në Bjellorusi.

“Ne jemi në maxhorancë tashmë. Një revolucion paqësor po ndodh”, theksoi ajo.

Ky nuk është një revolucion gjeopolitik (…) por është një revolucion demokratik”, shtoi ajo gjatë një konference të mbajtur para të zgjedhurve të Parlamentit Europian.

Disa ditë më parë ajo deklaroi se populli bjellorus nuk do ta pranonte kurrë lidershipin aktual.

“Presidenti duhet të dijë tashmë se ne kemi nevojë për një ndryshim”, deklaroi Svetlana Tikhanovskaïa për gazetarët në Vilnius, ku ajo ndodhet që prej 11 gushtit.

Presidenti, Alexandre Loukachenko po përballet me manifestime të përditshme dhe një lëvizje grevash aktivizuar me thirrje të opozitës.

Kjo e fundit hedh poshtë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të 9 gushtit, që i dhanë fitoren Lukashenkos me 80% të votave./ /ec/