ATSH-AFP/ – Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen do të organizojë një konferencë donatorësh në internet më 4 maj për mbledhjen e fondeve për gjetjen e një vaksine dhe trajtimeve kundër koronavirusit të ri, njoftoi ajo.
”Një vaksinë është mundësia jonë më e mirë kolektive për të mundur koronavirusin”, theksoi von der Leyen në një konferencë shtypi.
“Konferenca do të trajtojë çështjen e deficiteve të financimit të menjëhershëm dhe gjetjen e zgjidhjeve e inovative dhe të drejta”, shtoi ajo.
Tashmë janë bërë kontakte me disa organizata të mëdha dhe konferenca do të organizohet në koordinim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH)”, theksoi Ursula von der Leyen.
“Shpresoj që vendet dhe organizatat në mbarë botën do t’i përgjigjen kësaj thirrjeje”, nënvizoi ajo.
Përkrah presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, shefja e ekzekutivit europian prezantoi sot udhërrëfyes për një dalje të koordinuar nga kufizimi në Bashkimin Europian.