ATSH/ Në fshatin Grabovë të Përmetit, me mbështetjen financiare të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, po ngrihet një bujtinë turistike ku mund të shijohet natyra e mrekullueshme e zonës.
“Në fshatin Grabovë të Përmetit, ku në tokën e gjyshërve të tij, Eltoni po ngre me mbështetjen financiare të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, një bujtinë turistike ku mund të shijohet natyra e mrekullueshme e zonës si dhe glikotë e mamasë së tij”, u shpreh Kryeministri Edi Rama, ndërsa përcolli pamjet e këtij investimi.
“Shembull kuptimplotë i të vërtetës se kudo ku terreni dhe infrastruktura nuk ndihmojnë të zhvillosh veprimtari prodhuese bujqësore apo blegtorale për të dalë në treg, natyra, tradita dhe shtëpia e të parëve, mjaftojnë për të nxjerrë fitime nga agroturizmi”, theksoi Rama.
ERTV ishte sot në këtë fshat, ku pa nga afër shembullin kuptimplotë të së vërtetës se kudo ku terreni dhe infrastruktura nuk ndihmojnë të zhvillosh veprimtari prodhuese bujqësore apo blegtorale për të dalë në treg, natyra, tradita dhe shtëpia e të parëve, mjaftojnë për të nxjerrë fitime nga agroturizmi.
Dretoresha e AZHBR-së, Frida Krifca tha se “kjo bujtinë ka përfituar nga programi IPARD. “Kontrata është për 20.5 milionë lekë në një grant 65%. Në momentin që përfundon investimi ne vijmë për kontroll dhe pastaj lëvrojmë pagesat. Si Eltoni ne kemi dhe subjekte të tjera që i kemi mbështetur përmes masës 7. Ka qenë një masë shumë interesante dhe më vjen mirë që kemi shembuj si ky që respektoi traditën”, tha Krifca.
Gjatë kthimit ata takuan po ashtu edhe një blegtor, që sapo kishte aplikuar për zgjerimin e tufës në Skemën Kombëtare të Financimit nga AZHBR, shumë thjesht nga telefoni përmes aplikacionit “e-Albania”.
“Një shembull ky tjetri që kush qahet për “fshatarët” që s’dinë ta përdorin platformën, nuk njeh as fshatin shqiptar, as ata që në fshat jetojnë me punë e nuk punojnë me llafe”. /m.m/j.p/r.e/