ATSH-ANSA/ – Qeveria bullgare e kryeministrit konservator Bojko Borisov, udhëheqës i partisë GERB, ka kaluar me sukses një mocion mosbesimi të paraqitur nga opozita socialiste, që akuzon ekzekutivin për dështim në luftën kundër korrupsionit të shfrenuar në vend.

Votat kundër rrëzimit të qeverisë së Borisov ishin 124, ndërsa pro largimit të tij 102, ndërsa 11 vota ishin abstenim.

Në votim morën pjesë 237 deputetë.

Ky mocion ishte i pesti ndaj qeverisë së tretë të kryeministrit Bojko Borisov, i cili mori detyrën në maj 2017./   /os/