ATSH/- Në bursën shqiptare të titujve (ALSE) gjatë muajit qershor të këtij viti janë kryer 15 transaksione me një vlerë totale prej 147 milionë lekësh.
Sipas të dhënave zyrtare, në totalin e mjeteve financiare të tregtuara, kryesojnë obligacionet e thesarit me 97% dhe 3% janë bono thesari.
Ndërkohë për tremujorin e dytë të vitit, në bursën shqiptare të titujve, janë tregtuar 613 milionë lekë transaksione në obligacione dhe bono thesari.
Përkatësisht në muajin prill regjistron 6 transaksione me vlerë 307 milionë lekë dhe në maj shënohen 7 transaksione të kryera me vlerë 158 milionë lekë. e.xh/ /a.g/