/ATSH – I. Vata/ Deputetja e PS-së, Klotilda Bushka deklaroi sot se Presidenti Meta ka shkelur në mënyrë të përsëritur Kushtetutën.
“Mblidhemi dy herë për të njëjtin President për të njëjtin shkak, shkelje të rënda të Kushtetutës. Në qershor të viti 2019 pasi anuloi dekreti për zgjedhjet e vendore, Kuvendi i Shqipërisë me anë të një rezolute i bëri thirrje Presidenti të reflektonte me qellim kthimin e institucionit të Presidenti në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta, si dhe të mos ndërmerrte asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës. Komisioni Hetimor për procedurën e e shkarkimit të Presidenti edhe se konstatoi shkelje në aktin e presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve të 30 qershorit si datë zgjedhjesh vendore konfirmuar kjo edhe në opinionin e Venecias, bazuar në rekomandimit e këtij të fundit për zgjedhjet si edhe për Gjykatën Kushtetuese, si dhe duke synuar nxitjen e bashkëpunimit institucional midis aktorëve shtetërorë në të mirë të interesit publik, vendosi të mos i propozojë Kuvendit shkarkimin e Presidentit”, tha Bushka në Kuvend.
Bushka shton se, “pavarësisht sa më sipër rezultoi nga Komisioni Hetimor se Presidenti përsëriti po në fushatë zgjedhore akte e sjellje në kundërshtim me Kushtetutën që kanë cenuar rolin dhe pozitën e tij kushtetuese si Kreu i Shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit”.
“Kuvendi i Shqipërisë ka detyrë të gjej përgjigjen adekuate ndaj shkeljeve kushtetuese të Kreut të Shtetit duke ushtruar kompetencën që parashikohet në nenin 90 të Kushtetutës e cila i jep mundësi Kuvendit dhe me pas Gjykatës Kushtetuese që të vlerësojnë shkeljet e rënda të ligjit themelor të vendit. Kjo detyrë e Kuvendit është për të mos lejuar në të ardhmen krijimin e precedentëve të abuzimit me kompetencat kushtetuese nga kushdo që ushtron detyrën e Presidentit”, tha ajo. /a.a/