Me një rritje prej 23% buxheti i vitit 2021 është buxheti më i madh historik për sektorin e shëndetësisë.
Kështu u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila theksoi se, “ky buxhet garanton rritje pagash me 40% për mjekët dhe infermierët, rimbursim të paketës bazë ambulatore dhe mbulesë financiare për vaksinën falas”.
Manastirliu tha se ky buxhet siguron mbështetje për rritjen e kapaciteteve të testimit dhe gjurmimit si dhe fuqizimin e kapaciteteve spitalore, përmes investimeve të reja.