Foto ilustruese
Çdo histori ka heronjtë saj. Edhe në luftën me koronavirusin, nuk kishte si të ndodhte ndryshe…
Ardhja paftuar e Covid-19 po provon një herë e më shumë gatishmërinë, vetëmohimin dhe sakrificën e njerëzve që ia kushtuan jetën një shoqërie të shëndetshme, të mjekëve!
Për t’u shprehur mirënjohje drejtoria e tatimeve në Bashkinë e Elbasanit, ka zgjedhur t’u dhurojë lule mjekëve të urgjencës së spitalit “Xhaferr Kongoli”.
Aida Saraçi, drejtoreshë e këtij institucioni, shprehet se falenderimet dhe mirënjohja për mjekët është e pakufijshme dhe se kurrë nuk kanë për të qenë vetëm në këtë luftë që ata po bëjnë për shpëtimin e jetëve të njerzve.
Sinkron Aida Saraçi
Drejtoreshë e Tatimeve, Bashkia Elbasan
Nga ana e bluzave të bardha nuk kanë mungur falenderimet për nismën që ka ndërmarrë bashkia e Elbasanit. Mjekja infeksioniste, Anjeza Dajlan, shprehet për Tv Skampa se kjo nismë në dukje e thjeshtë tregon që nuk janë të vetmit mjekët ata që po përballen çdo ditë me këtë luftë. Vetëm duke qenë të bashkuar mund t’ia dalin më shpejt.
Bluzat e bardha nuk janë të vetmit heronj! Ekipet e bashkisë së Elbasanit, policisë, shoqata dhe organizata të ndryshme po luftojnë çdo ditë në terren armikun e heshtur.
Elbasaninews.tv