Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, tha se vonesat në raportime nga qendrat e votimit në të gjithë vendin, kanë ardhur për shkak të problemeve të aplikacionit, pasi është hakuar.
“Kanë raportuar pak qendra votimit sepse aplikacioni i KQZ-së është sulmuar pak më parë. Teknikët janë duke punuar për ta riparuar, dhe nëse nuk do të rregullohet do të vijojmë me raportimin manual”, tha Celibashi.
Ai shpjegoi gjithashtu se “në 144 qendra votimi, identifikimi i votuesve është bërë në mënyrë manuale, në 83 prej tyre, për faktin se nuk janë paraqitur operatorët, ndërsa në pjesën tjetër pasi kanë pasur probleme me pajisjen”.
“Ka raste sporadike pezullimi të përkohshëm të votimit, për shkak të problematikave të ndryshme, si konflikte ndërmjet anëtarëve të komisionit të qendrës së votimit”, tha Celibashi.