Operacioni i solidaritetit në ndihmë të familjeve në nevojë në këtë periudhë pandemie vazhdon çdo ditë, teksa Shoqata “Shtëpia e Bamirësisë” ka shpërndarë 200 pako ushqimore për familjet në nevojë në qytetin e Cërrikut. Këto ndihma u dhuruan nga populli kuvajtian, të cilët janë solidarizuar këto ditë të vështira me qytetarët në nevojë.

Kryetari i bashkisë së Cërrikut, Andis Salla, ka një falenderim të veçantë për Sekretarin e Përgjithshëm të Shoqatës së miqësisë Shqipëri – Kuvajt, njëherësh drejtor i Sigurimeve Shoqërore Elbasan, z. Ervis Xhelo, i cili inicion bashkëpunime të tilla në dobi të qytetit të Cërrikut.

Pas shpërndarjes së ndihmave Kryetari i Bashkisë Cerrik i dha Certifikatë Mirënjohje Ambasadës së Kuvajtit dhe Shoqatës Shtëpia e Bamirësisë.

Shqipëri-Kuvajt “Shtëpia e Bamirësisë” në bashkinë Cërrik, prej 5 vitesh ka restauruar me dhjetëra shtëpi të familjeve në nevoje dhe periodikisht ka shpërndarë pako ushqimore dhe të mira materiale për qytetarët në vështirësi.

Elbasaninews.tv