Aloe njihet si bima e përjetësisë dhe simbol i parajsës.

Vlerat e Aloe Verës janë të mrekullueshme dhe me siguri lexuesit e AgroWeb.org janë të mirëinformuar.

Këtë bimë të mrekullueshme mund ta kultivoni edhe në shtëpinë tuaj dhe ta keni gati për urgjenca si gërvishtje, çarje apo djegie.

A e dini se nga kjo bimë mund të përfitoni shumë edhe nëse e pini?

Aloe Vera përmban mbi 200 përbërës biologjikisht aktivë si polisakaride, vitamina, enzima, amino acide dhe minerale që promovojnë përthithjen sa më të mirë të ushqyesve për të cilat trupi ka aq shumë nevojë.

Llojet më të mira të bimës së Aloe Verës

Në botë, gjenden mbi 400 varietete të bimës së Aloe Verës, por jo të gjitha janë të mira dhe të vlefshme për konsum nga njerëzit.

Shumica e këtyre varieteteve shërbejnë për dekorim, dhe vetëm pak prej tyre kanë efektet çudibërëse për mirëqenien e njeriut. Sipas një publikimi të Medical Plants of the World, varietetet më të mira të Aloe Verës janë:

Aloe Barbadensis, të cilën mund ta gjeni edhe me emrin Aloe Sabila

Kjo bimë në Shqipëri gjendet në pikat e tregëtimit të luleve, por edhe pranë kompanive që furnizojnë me lule të gjithë tregun e qyteteve në vend.

Të dhënat e publikuara nga “The Journal of Environmental Science and Health”, tregojnë se Aloe Vera ka vlera të fuqishme në betejën kundër baktereve, virozave dhe mykut.

Këto veti e bëjnë këtë bimë të dobishme në pastrimin e organizmit nga toksinat dhe në fuqizimin e sistemit imunitar.

Por këto nuk janë vlerat e vetme të bimës së Aloe Verës.

Nëse konsumoni ose përdorni Aloe Vera, atëherë do të përmirësoni disponibilitetin e vitaminës B12 në organizëm.

Kjo do të thotë se trupi do ta përthithë dhe përdorë më mirë këtë vitaminë të nevojshme.

Ajo përmban gjithashtu vitaminat A, C, E, acid folik, si edhe vitaminat B1, B2, B3 dhe B6.

Kjo bimë e mrekullueshme përmban 20 nga 22 amino acidet esencialë për të cilat ka nevojë organizmi i njeriut, por edhe acid salicilik që lufton inflamacionin dhe bakteret.

Përveç rolit të pastrimit të organizmit, Aloe Vera përqendrohet kryesisht tek largimi i toksinave nga stomaku, veshkat, shpretka, tëmthi dhe mëlçia.

Gjithashtu  ndihmon me tretjen, ulçerën dhe inflamacionin në stomak.

Aloe Vera forcon sistemin tretës dhe ofron një alternativë të shëndetshme për ata që vuajnë nga artriti.

Mënyra më e rekomandueshme është që të pini lëngun e bimës, të cilën mund ta rrisni vetë në shtëpinë tuaj.

Kombinojeni xhelin në lëngjet tuaja të preferuara të frutave dhe perimeve ose pijeni veçmas. Sigurohuni që të përdorni xhel të pastër që nxirret nga pjesa e brendshme e gjetheve të bimës.

Shija e xhelit mund të jetë pak e athët dhe e hidhur, por mund ta përzieni me pak mjaltë dhe të përfitoni vlera të shumëfishta./AgroWeb.org