Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga feston sot ditëlindjen e saj të 36-të.

Nuk kishte sesi në një ditë  kaq të vecantë për të mungonin dhe dhuratat e vecanta.

Por atë më të vecantën e mori nga partneri I saj. Alban Hoxha ka vendosur ta surprizojë në këtë ditë të veçantë me një dhuratë speciale. Çiljeta ka zbuluar se portieri i njohur i ka blerë një yll dhe ka vendosur emrin e këngëtares.

“Kur të blen dashuria një yll në qiell dhe e quan Çiljeta. Faleminderit që ma mbush zemrën me kaq dashuri, dhurata më e bukur”, shkruan ajo krahas fotos.

Kujtojmë që këngëtarja po kalon ditë të vështira, pasi vetëm pak ditë më parë ka humbur babain e saj.

newsbomb