Familjet shqiptare paguajnë për 1,140 lekë për 100 këh energji të shpenzuar. E matur sipas fuqisë blerëse, të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se ata e paguajnë energjinë më shtrenjtë se Islanda, Norvegjia, Serbia, Malta, Franca, Suedia, Maqedonia e Veriut etj.

Shqipëria renditet në këtë mënyrë e 14-a më e lira, nga 35 shtete të Europës.

Më e shtrenjtë, sipas fuqisë blerëse, energjia është në Turqi, Gjermani dhe Portugali. Të matura në vlerë absolute, çmimet e energjisë në Shqipëri janë të pestat më të lirat në Europë. Por, për shkak të të ardhurave të ulëta, familjeve shqiptare u duhet një pjesë më e madhe e buxhetit të tyre për të paguar faturat e energjisë.

Të pyetur nga Tv Skampa, qytetarët elbasanas ndajnë mendimet se çmimi i energjisë është shumë i lartë për nivelin ekonomik të tyre.  Pesha e taksave në çmimin mesatar të energjisë në Shqipëri është 17%, ndër më të ulëtat në Europë, përveç Maltës (6%) dhe Maqedonisë së Veriut (15%) dhe 37% që është mesatarja e BE.

Elbasaninews.tv