Sot është fundjava e parë pa gjendjen e jashtëzakonshme që deri më tani ka çuar në skena më afër atyre të kohërave të normalitetit parapandemik, megjithëse pa teprimet e një jave më parë, kur mbarimi i orarit të natës u prit nga qindra njerëz me festime të ngjashme me ato të Viti i Ri, shpesh pa maska dhe distancim social.
”Këtë herë në shumë qytete, autoritetet kanë rritur praninë policore, si në Barcelonë për shembull, ku agjentët shpërndanë të premten rreth 7 200 persona në zonën e plazhit”, njoftoi radio publike spanjolle, ”Radio Nacional”./ /ec/