Young female school psychologist having serious conversation with smart little boy at office

ATSH-DPA/ – Pothuajse një në tre fëmijë në Gjermani vuan nga probleme të shëndetit mendor më pak se një vit në këtë krizë koronavirusi, sipas një studimi të publikuar sot.

Në një vlerësim të dytë të kryer si pjesë e studimit të Qendrës Mjekësore Universitare Hamburg-Eppendorf, studiuesit zbuluan se frika dhe ankthi ishin në rritje, ndërsa simptomat e depresionit dhe ankesat psikosomatike gjithashtu vëreheshin gjithnjë e më shumë.

“Cilësia e jetës së fëmijëve në Gjermani – e cila mbetet nën një bllokim prej disa muajsh në të cilën shkollat janë detyruar të mbyllen – ka rënë”, tha Ulrike Ravens-Sieberer, e cila drejtoi studimin.

Nga mesi i dhjetorit deri në mes të janarit, mbi 1 000 fëmijë dhe adoleshentë plotësuan një pyetësor në internet për studimin.

Hulumtimi u përqendrua tek fëmijët e moshës 7 deri 17 vjeç.
Fëmijët me prejardhje shoqërore të pafavorshme ose ata nga familjet migrante u zbulua se ishin nën një tension të veçantë psikologjik.

“Gjetjet tona tregojnë edhe një herë se kushdo që ishte në gjendje të mirë para pandemisë, do ta kalonte mirë edhe atë”, tha Ravens-Sieberer.

Ajo bëri thirrje për “koncepte më të besueshme për të mbështetur fëmijët nga familjet në rrezik dhe për të forcuar mirëqenien e tyre mendore”.

Për këtë qëllim, specialistja e hulumtimit të shëndetit publik të fëmijëve u bëri thirrje shkollave të qëndronin në kontakt të ngushtë me nxënësit gjatë bllokimit./ /ec/