Lajme të mira vijnë nga instituti i shëndetit publik për qarkun e Elbasanit i cili prej 5 ditësh tashmë nuk ka asnjë rast të ri të konfirmuar me koronavirus. 4 tamponët e marrë gjatë ditës së djeshme kanë rezultuar negative dhe aktualisht elbasani vijon në shifrat e 15 personave të prkur nga Covid-19. Gjatë këtyre ditëve janë marrë gjithsej 65 tamponë për rastet e dyshuara të cilët kanë rrezultuar të gjithë negativë.
Por ndërsa vijojnë lajmet pozitive përsa i përket situatës së krijuar nga Covid -19 krejtë e kundërta është duke ndodhur me qytetarët këmbësorë dhe drejtues automjetesh të cilët gjatë 24 orëve të fundit kanë shkelur në masë ligjin për këtë arsye janë 73 këmbësore të ndëshkuar dhe 2 drejtues mjetesh lejet edrejtimit të të cilëve janë hequr.
Elbasaninews.tv