Pas disa ditësh i pastër, gjatë 24 orëve të fundit në Elbasan janë raportuar dy raste të reja me Covid-19. Bëhet fjalë për një të moshuar në lagjen 5 Maji dhe 50 vjeçarin nga Mengla, i cili pak ditë më parë mori pjesë në varrimin e të vëllait
Sipas banorëve, frika tek ta është rritur, pasi i konfirmuari pozitiv është vëllai i 68-vjeçarit, i cili vari veten në datë 29 Prill po në Mengel dhe ai ka asistuar në varrim
Instituti i Shëndetit Publik është duke vijuar punën për marrjen e tamponëve të kontakteve të 50 vjeçarit ku bashkëshortja dhe djali i tij kanë rezultuar negativ në tamponin e parë dhe pritet një ritest i dytë.
Ndërkohë, rasti në lagjen 5 Maji vijon të mbetet enigma, pasi 84 vjeçari nuk ka pasur kontakte me persona të tjerë veç 7 anëtarëve të familjes, një pjesë e të cilëve janë testuar dhe kanë rezultuar negative, ndërsa pjesa tjetër e tamponëve pritet të vijnë në orët në vijim.
Elbasaninews.tv