Që prej datës 9 prill kur u konfirmuan 3 rastet e fundit me Covid-19 Elbasani vijon në shifrat e 16 personave të prekur nga koronavirus po ashtu e vetmja bashki me raste.

Situata në qytet paraqitet e qëndrueshme, ndërkohë që në rang qarku nuk janë prekur qytetet e tjera.

Gjatë ditës së djeshme janë marrë tamponët e 3 personave të dyshuar si të infektuar por të cilët kanë rezultuar negativ. Elbasani vijon të ketë edhe të shëruar dhe po ashtu puna për identifikimin e rasteve të dyshuara vijonGjatë 24 orëve të fundit janë gjobitur 37 këmbësore dhe janë hequr 2 leje drejtimi.

Elbasaninews.tv

https://www.youtube.com/watch?v=5GouKG8oN1M